Të dyshuarit e Kumanovës nuk flasin para prokurorisë

Maqedonia

Të dyshuarit e Kumanovës nuk flasin para prokurorisë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 18:44

(E plotësuar)- Gjashtë prej të dyshuarve për zhvillimet e rastit së Lagjes së Trimave në Kumanovë sot janë sjellë para prokurorit publik, por refuzuan të japin dëshmi.

Sipas avokatit të tyre, Naser Raufi, ata nuk kanë dëshirë të flasin, sepse nuk u janë prezantuar provat në dispozicion që i ka prokuroria.

Të dyshuarit janë sjellë para prokurorit publik pas më shumë se dy muaj pasi ata u arrestuan. Mbrojtja e tyre është ankuar për vonesat në procedurë, dhe ka shprehur dyshim se të burgosurit janë viktima e të punësuarve të DSK-së. Të dyshuarit e ngjarjes së Kumanovës janë në paraburgim në burgun e Shutkës dhe akuzohen për terrorizëm.

Ata do të bien dakord për të dhënë dëshmi pasi mbrojtja e tyre do të inspektojë provat.

***

Ka nisur sot procesi gjyqësor kundër pjestarëve të grupit të arrestuar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Prokurori i caktuar për këtë rast ka qëndruar sot në qendrën e paraburgimit në Shutkë të Shkupit, por të arrestuarit kanë rrefuzuar të flasin rreth pyetjeve të parashtruara.

Avokatët mbrojtës kanë bërë të ditur se klinentët e tyre kanë zgjedhur heshtjen, për arsye se nuk u janë prezentuar provat me të cilat ata akuzohen për terrorizëm.

Naser Raufi, njëri prej avokatëve mbrojtës është shprehur se sjellja e prokurorëve, ka ngjallë dyshim se gjyqësori në Maqedoni po përgatit edhe një process të montuar. Për këtë arsye ai paralajmëron të ankohet deri te institucionet kompetente vendore dhe ndաrkombëtare që të intervenojnë deri te Prokuroria që ta respektojë Ligjin.

Të mërkurën dhe të enjten prokurorët do të shkojnë në Manastir dhe Prilep për të marrë deklarata nga të arrestuarit që janë të vendosur në burgjet e atjeshme.

Prokuroria e Maqedonisë ka ngritur padi ndaj gjithsejt tridhjetë personave , prej të cilëve 19 janë shtetas të Kosovës dhe 11 të Maqedonisë.

Në incidentin e armatosur që ndodhi në Lagjen e Trimave më 9 dhe 10 maj të këtij viti, ngelën të vrarë 10 anëtarë të grupit të armatosur dhe 8 pjestarë të policisë maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat