Dy funksionar nga Maqedonia marrin rroga në dy vende

Maqedonia

Dy funksionar nga Maqedonia marrin rroga në dy vende

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 18:10

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit duke vepruar rreth lëndëve nga fusha e konfliktit të interesit ka konstatuar gjendje të konfliktit të interesave tek personat Goran Davidovski dhe Merita Mustafai.

Siç qëndron në kumtesën e KSHPK, tek Goran Davidovski është konstatuar shkelje e nenit 9 nga Ligji për parandalim të konfliktit të interesave për shkak se njëkohësisht me funksionin anëtar i Këshillit të Komunës së Gostivarit e kryen edhe funksionin drejtues i shoqërisë tregtare – Shoqëri për tregti dhe transport – DAVIDOV TREJD “SHPKNJP – import-eksport Gostivar.

Tek Merita Mustafai konform dispozitave nga Ligji për parandalim të përplasjes së interesave, ndërsa në drejtim të mënjanimit të gjendjes së konstatuar të përplasjes së interesave, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, theksohet në kumtesë, është drejtuar deri te personat e theksuar zyrtarë me kërkesë që në afat prej 15 ditëve llogaritur nga dita e pranimit të kërkesës vullnetarisht të heqin dorë nga ushtrimi i njërës nga dy funksionet, të cilat njëkohësisht i ushtrojnë.

Goran Davidovski dhe Merita Mustafai nuk kanë vepruar rreth kërkesës për shkak të së cilës është miratuar vendim që këtyre personave t’u shqiptohet masë e vërejtjes publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat