PL: Modeli i këtillë i listave zgjedhore i dëmshëm për votuesin e papërcaktuar

Maqedonia

PL: Modeli i këtillë i listave zgjedhore i dëmshëm për votuesin e papërcaktuar

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 18:09

Partia liberale mendon se modeli të cilën katër partitë politike nënshkruese të marrëveshjes së zgjidhjes së krizës politike e kanë zgjedhur për përpilimin e listave zgjedhore është i dëmshëm për votuesin e papërcaktuar dhe është në interesin e vetëm këtyre partive.
“Nuk ekziston siguri se regjistrimi vullnetar do të mund të siguroje të drejtën kushtetuese të votës tek një numër i madh i qytetarëve. Duke e pasur parasysh afatin për regjistrim që është më herët prej kampanjës parazgjedhore, zgjidhja e këtillë në start e destimulon realizimin e të drejtës kushtetuese të votës të qytetarëve të cilët ndoshta mund të zgjedhin për të votuar nga nxitja e kampanjës.
Nëse aplikohet ajo metodë e ndërtimit të listave zgjedhore në kushte të dhëna ekziston mundësia që të mbushet trupi zgjedhor në Maqedoni, që në mënyrë plotësuese do ta ulë legjitimitetin e cilit do pushtet dhe të institucioneve.
Në kushtet kur ekziston një zhgënjim i madh nga partitë politike, e sidomos nga pushteti i tanishëm, ekziston mendim personal politik dhe përcaktim i qytetarëve. Prej këtu dhe një numër i madh, thuajse gjysma e zgjedhësve që janë të papërcaktuar, në këtë mënyrë de fakto janë të penguar dhe po i cungohet e drejta e zgjedhjes.
Sistemi i këtillë i bërjes së listave zgjedhore i plotëson vetëm interesat e ngushta partiake të katër partive nënshkruese, ndërsa e pengon zgjerimin e bazës së zhvillimit demokratik të vendit”, thuhet në kumtesën e Partisë Liberale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat