BDI: Universiteti i ri në Shkup punë e kryer, doktrina e Fërçkovskit nuk kalon!

Maqedonia

BDI: Universiteti i ri në Shkup punë e kryer, doktrina e Fërçkovskit nuk kalon!

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 18:08

BDI ka reaguar ndaj ideve që kundërshtojnë themelimin e Universitetit të dytë shtetëror në gjuhen shqipe me seli në Shkup.
Kumtesën e plotë mund ta lexoni në vazhdim.
Fushata e pajustifikueshme kundër idesë për themelimin Universitetit të dytë shtetëror në gjuhen shqipe me seli ne Shkup e cila për shumë elemente i ngjan asaj të qendrave intelektuale maqedone në 1994, nxori në pah një të vërtete tjetër.

Ajo se lufta mediatike dhe jo mediatike ndaj BDI-së kohëve të fundit fare nuk ka të bëj me parime kombëtare e politike, apo me interes publik, por, ajo është kryekëput e nxitur për motive të ulta të interesit politik ditor dhe atij ekonomik dhe motive që kanë të bëjnë me dëmtimin e indit politik shqiptar dhe promovimin e të a.q. konceptit qytetar i njohur si doktrina e Fërckovskit, ku shqiptarët do jenë individë të "ndershëm" të subjekteve politike maqedonase.

Ju bëjmë me dije se shqiptarët e kanë identifikuar këtë motiv të ulët politik dhe nuk do lejojnë të shkelen parimet e politikë bërjes në Maqedoninë e pas vitit 2001, në të cilën të drejtat individuale burojnë në kuadër të komunitetit që i takon, e jo duke qen shtojcë e ndershme e partive politike maqedonase.

Dhe nëse ai komunitet ka vlerësuar se Shkupi do jetë gjithashtu qendër universitare shqiptare, nuk ka biznes qendër apo qendër politike që mund ta ndale atë. Dhe krejt në fund mos të harrojmë se ashtu sic e kujtojmë sot pozicionin e secilit vizavi USHT-së, ashtu do ti kujtojnë gjeneratat e ardhshme pozicionet e subjekteve te ndryshme karshi themelimit te universitetit të dytë shtetëror në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat