Shkurtohet mandati i Komisionit për lustrim

Maqedonia

Shkurtohet mandati i Komisionit për lustrim

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 18:06

Në vend katër, maksimum dy vjet do të jetë mandati i Komisionit për Verifikimin e Fakteve duke filluar nga 1 shtatori i këtij viti kur hyjnë në fuqi ndryshimet e reja ligjore me të cilat hiqet lustrimi dhe nuk do të procesuohen lëndë të reja.

Ky është konstatimi i seancës së sotme të Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive në të cilën janë shqyrtuar tre amendamentet e vetme, të shtruara nga deputetja Roza Topuzovska - Karevska.

Topuzovska - Karevska me njërin amendament propozoi tre, ndërsa me tjetrin dy vjet të jetë mandati i Komisionit.

"Periudhë e arsyeshme për ekzistimin e Komisionit është dy deri në tre vjet. Nuk besoj në efikasitetin dhe azhurnimin e gjyqësisë, mendoj se duhet ekzistuar periudhë e arsyeshme për përfundimin procedurave", theksoi deputetja, duke shtuar se për momentin janë rreth 30 lëndë të ankimuara prej të cilave 20-të janë para gjykatës së shkallës së parë.

Propozimi u vlerësua si logjik dhe i pranueshëm nga propozuesit e ligjit por, me plotësimin me ç'rast Topuzovska - Karevska i tërhoqi dy amendamentet.

"Nuk do të donim ta përjashtojmë në tërësi kufizimin përmbajtjesor të procedurave i cili varet prej Komisionit dhe gjykatave, ndërsa megjithatë duhet të kenë ndonjë periudhë kohore. Prandaj do të propozoja të bëjmë amendament të kombinuar i cili do ta ruante tekstin e deritanishëm të nenit 5 dhe në të do të shtoheshin fjalët "ndërsa më së voni në afat prej dy viteve nga dita fillimit të zbatimit të këtij ligji", tha Antonio Milloshoski, njëri prej propozuesve të ligjit.

Amendamenti i tretë i Topuzovska - Karevskas që propozuesit gjithashtu e pranuan, parasheh vendimi i gjykatës për procedurat të cilat nuk do të përfundonin në dy vitet e parapara derisa zgjat mandati i Komisionit për lustrim, të jetë final.

Ky vendim definohet me nen shtesë në ligj sipas së cilit, "për procedurat para gjykatës të cilat do të përfundojnë pas afatit të paraparë për funksionimin e Komisionit për verifikimin e fakteve, aktgjykimet të cilat i ka sjellë gjykata konsiderohen përfundimtare dhe të plotfuqishme".

Milloshoski tha se amendamenti është i pranueshëm pasi që gjatë përfundimit të mandatit të Komisionit, gjykata duhet të vendos në pajtim me parimin kushtetues për qeverisjen e së drejtës.

Deri më tani ishte praktikë, lëndët e ankimuara, kur të përfundojë procedura gjyqësore, të kthehen në Komision dhe ai të sjellë vendim përfundimtar. Nëse dikush, për të cilin Komisioni ka vlerësuar se është bashkëpunëtor me shërbimet, gjykata konstaton se nuk ka qenë, atëherë, me kthimin në komision mbrapa, Komisioni e shfuqizon vendimin e vjetër dhe jep vendim të ri në bazë të aktgjykimit.

Gjatë debatit edhe deputeti Kenan Hasipi dha një propozim - një pjesë e të punësuarve në shërbimin për lustrim të ndërmerren nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nëse vlerësohet se angazhimi i tyre tashmë nuk është i nevojshëm, por anëtarët e Komisionit kuvendor nuk e pranuan me elaborimin se mund të shkaktojë huti duke e pasur parasysh se nuk precizon se për sa të punësuar bëhet fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat