Matoshi braktisi politikën për t’u bërë profesor universitar

Maqedonia

Matoshi braktisi politikën për t’u bërë profesor universitar

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 16:32

Ish funksionarët dhe deputetët aktual shqiptar përveç politikës merren edhe me punë akademike. Një nga ish drejtuesit e lartë të PDSH-së, Ruzhdi Matoshi tanimë është profesor dhe ligjëron lëndën “Tregu financiar”.
Kështu pjesës akademike të shqiptarëve të Maqedonisë i është bashkangjitur edhe ish politikani shqiptar Ruzhdi Matoshi i cili ishte më i zëshëm në foltoren e Parlamentit. Ai gjatë çdo fjalimi kërkonte që shqiptarët të përfaqësohen në mënyrë të denjë të institucionet shtetërore dhe të kenë vendimmarrje.

Matoshi braktisi politikën dhe mbaroi doktoraturën në shkencat ekonomike dhe tani është profesor i disa lëndëve të ekonomisë në një universitet prestigjioz në Maqedoni. Me angazhimin e tij në punën akademike shkencore Matoshi po përgatit kuadro profesionale dhe breza të rinj nga studentët shqiptarë të cilët janë duke studiuar ekonominë, raportojn mediat shqiptare në Maqedoni.
Jozyrtarisht mësohet se Matoshi kishte konkuruar edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) si profesor universitar, por për rrethana të paqarta nuk kishte arritur që të bëhet pjesë e stafit akademik.

Zhurnal mëson se Matoshi pas një eksperience në universitetet e Maqedonisë si ligjërues i denjë synimin përfundimtar e ka që një ditë të bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat