Të arrestuarit në rastin e Kumanovës japin deklarata para prokurorit!

Maqedonia

Të arrestuarit në rastin e Kumanovës japin deklarata para prokurorit!

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 15:37

Prokuroria sot do të fillojë të marrë deklarata nga të arrestuarit në rastin e Kumanovës dhe me këtë formalisht do të fillojë procesi gjyqësor kundër të arrestuarve në ‘konfliktin e Kumanovës’. Marrja e deklaratave nga ana e prokurores do të fillojë me të arrestuarit në burgun e Shutkës, kurse më pas do të vazhdojë edhe në burgun e Prilepit dhe Manastirit.

Ndryshe pala mbrojtëse është ankuar për shkak se prokuroria deri tani nuk u ka afruar asnjë detal lidhur me përmbajtjen e aktakuzës me arsyetim se pa i grumbulluar deklaratat e të arrestuarve, një gjë e tillë nuk është e mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat