Ivanova: Bëhet fjalë për regjistrimin e popullatës dhe numërimin nga dera në derë

Maqedonia

Ivanova: Bëhet fjalë për regjistrimin e popullatës dhe numërimin nga dera në derë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 15:36

Regjistrimi aktiv i votuesve, regjistrim i popullatës dhe numërimi prej dere në derë janë opsionet të cilat gjenden para grupeve punuese të cilët duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Përzhinos.

Sipas Cvetnaka Ivanovskës nga LSDM-ja, e cila dje ishte pjesë e grupit punese të kësaj partie është diskutuar për të gjitha opsionet, por akoma nuk kanë shkoqitur hollësitë për atë se cili propozim do të pranohet.

"Nëse flasim për regjistrim aktiv i votuesve, ne angazhohemi që ky regjistrim të jetë i obligueshëm. Megjithatë, në lojë janë disa opsione, kurse qëndrimin tonë final do ta shpalosim pasi do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë", deklaroi Ivanova për “Metën”, transmeton Zhurnal.

Ajo informon se LSDM-ja pajtohet që diaspora edhe më të votojë, por se duhet të bëhet barazimi i tyre.

Siç informuam dje, në takimin grupit punes në Klubin e deputetëve është biseduar për regjistrimin aktiv me shenja të gishtërinjve të votuesve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen në prill të viti të ardhshëm.

Sipas informacioneve, kjo do të thotë se disa muaj para zgjedhjeve duhet të bëhet regjistrimi i qytetarëve, me çka do të përpilohej lista e re zgjedhore.

Burimet pohojnë se mospajtimet në këtë rast janë se regjistrimi të jetë i detyruar ose të bëhet me vullnet të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat