Rritet numri i emigrantëve që kalojnë në territorin e Maqedonisë

Maqedonia

Rritet numri i emigrantëve që kalojnë në territorin e Maqedonisë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 14:31

Rritet fluksi i emigrantëve që kalojnë në territorin e Maqedonisë. Nga MPB njoftojnë se vetëm në tre ditët e fundit janë dhënë 1853 vërtetime për njohjen e të drejtës së azilit për personat që ilegalisht kanë hyrë në Maqedoni.

Ndërkaq në periudhën nga 19 Qershori e deri më 27 korrik janë dhënë gjithsej 20.605 leje qëndrimi për shtetas të huaj, prej të cilëve 2.647 fëmijë të shoqëruar me prindër dhe 191 fëmijë pa prindërit e tyre.

Numri më i madh i emigrantëve vijnë nga Siria, gjithsej 15.290, ndërsa pasojnë afganët me 1.543, irakianët 1.172, pakistanezët gjithsej 676 dhe vendet e tjera të lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat