Seanca të katër komisioneve kuvendore

Maqedonia

Seanca të katër komisioneve kuvendore

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 13:04

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, për transport, lidhje dhe ekologji, për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.

Propozim-ligji për ndërprerje të vlefshmërisë së Ligjit për përcaktimin e kushtit për kufizim të ushtrimit të funksionit publik, qasja e dokumenteve dhe publikimi i bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore, në lexim të dytë, dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për materiale arkivore në lexim të parë, janë në rend dite të seancës të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Anëtarët e Komisionit juridiko-ligjdhënës do të debatojnë për Propozim-ligjin për ratifikim të marrëveshjes midis Konfederatës zvicerane, e prezantuar nga ana e Zyrës federale për refugjatë, Taubenstrase 16, CH-3003 Bern dhe Republika e Austrisë, e prezantuar nga ana e Ministrisë federale të Punëve të Brendshme, Herrengase 7, A-1010 Vjenë, lidhur me krijimin dhe funksionimin e “Qendrës ndërkombëtare për zhvillim të politikës migruese (ICMPD)”, në Vjenë, me ndryshime dhe plotësime.

Në agjendën e seancës janë edhe propozim-ligji për ratifikim të marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunim policor, të protokollit të plotësuar ndaj Kartës evropiane për vetëqeverisje lokale për të drejtën për pjesëmarrje në punët e pushtetit lokal, si dhe të protokollit për ndryshim dhe plotësim të Marrëveshjes nga Marakeshi për themelim të Organizatës tregtare botërore. Do të shqyrtohen edhe propozim-ligjet për ratifikimin e protokollit të plotësuar 4 të marrëveshjes për ndryshim dhe qasje të Marrëveshjes të Ecropës Qendrore për tregti të lirë, të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për shmangien e tatimit të dyfishtë në bazë të tatimeve të fitimit dhe mbrojtjes nga evazioni tatimor, si dhe të Propozim-ligjit për ndryshim të Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, me procedurë të shkurtuar, të propozim-ligjeve për plotësim të Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar dhe të Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar.

Pritet që deputetët në këtë seancë të diskutojnë edhe për propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj obligimeve sipas marrëveshjes për hua për financim të Projektit për sendërtim dhe zhvillim të rrugëve, e cila do të firmoset midis Bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka Botërore dhe NP për rrugë shtetërore, me procedurë të shkurtuar, ndërsa mes tjerash edhe për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, në lexim të dytë. Në rend dite është edhe Propozim-ligji për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për përcaktimin e kushtit për kufizimin e ushtrimit të funksionit publik, qasjes së dokumenteve dhe publikimin e bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore.

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji në seancën e sotme do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim, të Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, të dytë me procedurë të shkurtuar, si dhe për Raportin për realizimin e Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviciacion civil për vitin 2014 dhe Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëveshjet për transport në komunikacionin rrugor, transmeton MIA.

Në seancën e Komisionit për financim dhe buxhet, siç është paralajmëruar, do të debatohet për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin personal të fitimit, me procedurë të shkurtuar, për Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për sendërtim dhe zhvillim të rrugëve, e cila do të firmoset midis Bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka Botërore dhe NP për rrugë shtetërore, me procedurë të shkurtuar, si dhe për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, në lexim të dytë dhe për Raportet vjetore për revizionet e kryera dhe për punën e Entit shtetëror për revizion për vitin 2014, për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2014, të Agjencisë për supervizion të sigurimit për gjendjen dhe lëvizjet e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2014 dhe për raportet financiare të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat