Ja shkaqet për vrasjen e sotme në Kumanovë

Maqedonia

Ja shkaqet për vrasjen e sotme në Kumanovë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 13:00

(E plotesuar) - Sipas informatave të para të mediumeve, raportet e përkeqësuara familjare kanë qenë shkaku për vrasjen dhe plagosjen e sotme që ka ndodhur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, shkruan “lajmpress.com”.

Merret vesh se autor i vrasjes është dhëndëri, i cili para ca kohe është divorcuar me vajzën e personit tashmë të ndjerë. Sherri ka lindur rreth asaj se me këtë duhet të jetojë fëmija i vetëm që kanë pasur. Dhëndëri, për të cilin thuhet se ëhstë kosovar, sot ka ardhur në Kumanovë me qëllim që ta marrë fëmiun me vete në Kosovë, gjë që është kundërshtuar nga nëna e fëmiut. Pas një zënke verbale, dhëndëri ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të vjehrrit dhe kunatit. Me këtë rast vjehrrit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, kurse kunatit lëndime të rënda.

Vrasje në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Sot ka ndodhur edhe një vrasje në Kumanovë.Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Trimave në Kumanovë rreth orës 11.00 kur një person i panjohur ka vrar 71 vjecarin,ndërsa ka plagosur djalin e tij 30 vjecar nga Kumanova.

Nga lëndimet e marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital.

Autori i krimit është në arrati, policia ka bllokuar vendin e krimit dhe bënë ekspertizën.

Ndryshe para disa ditëve në këtë qytet u vra Xhemail Rexhepi i njohur si komandat "Shqiponja".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat