Edhe Maqedonia nxitet të luftojë migracionin

Maqedonia

Edhe Maqedonia nxitet të luftojë migracionin

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 12:24

E ngarkuara e qeverisë federale për migracionin, Aydan Ozoguz (SPD) i bëri thirrje partisë kristinsociale (CSU), që të heqë dorë nga nxitja e frymës kundër refugjatëve. Në sfondin e rritjes së vazhdueshme të numrit të refugjatëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor kryeministri i Bavarisë Horst Seehofer (CSU) u shpreh se po “abuzohet me azilimin” dhe shpalli “masa më rigoroze”.

Kërkesat për azil të shqiptarëve, kosovarëve dhe malazezëve normalisht nuk kanë shanse për njohjen e statusit. Ndaj CSU kërkon, që të hapen qendra përkatëse për strehimin kalimtar të atyre refugjatëve, që nuk kanë perspektivë të pranohen për të qendruar. Ozoguz i tha gazetës “Tagesspiegel” (numri i së dielës) se mund të diskutohet për qendra pranimi të përkohshëm, në të cilat kryesisht të strehohen azilkërkuesit nga Ballkani, por “nuk shkon aspak që të përdoret retorika e ngjalljes së frikës dhe të flitet për kampe dëbimi, në të cilat të vlejnë standarde minimale trajtimi”. Kryetari i partisë ekologjiste Cem Ozdemir shprehu mirëkuptim për njerëzit nga Balkani Perëndimor, që vijnë në Gjermani, Sipas tij qereria duhet të angazhohet për të luftuar shkaqet e migracionit në vendet e origjinës së refugjatëve. Ozdemir, tha, se: “njerëzit vijnë, sepse ka arsye”. Ai tha në intervistë për radion kombëtare gjermane “Deutschlandfunk” se dëshiron që më fund “qeveria të merret me këtë”.

Qeveria federale gjermane shtetet si Maqedonia dhe Mali i Zi do t’i nxisë që të luftojnë shkaqet e migracionit. Kancelarja Angela Merkel (CDU) dhe të tjerë politikanë të koalicionit qeveritar u kanë bërë të qartë këtyre vendeve, se: “Duhet të kujdeseni, që qytetarët tuaj të trajtohen si duhet, që njerëzit qofshin ata homoseksualë apo romë duhet të kenë mundësi të mësojnë gjuhën e tyre, të kenë një punë dhe të mos diskriminohen.” Sepse sipas tyre, kush do të bëhet anëtar i Bashkimit Europian, nuk ka vetëm të drejta, por edhe detyrime. Kreu i CSU Seehofer i mbron planet e tij të diskutueshme të partisë së tij. “Nuk ka kuptim, që azilkërkuesit nga Ballkani të regjistrohen, të shpërndahen në të gjithë Gjermaninë dhe pas kësaj sërish të bashkohen në një vend për t’u kthyer në vendet e origjinës”, tha Seehofer. “Eshtë logjike, që azilkërkuesit nga shtete të sigurta të mbahen bashkë në qendra të përkohshme pranimi.” Sipas tij, kjo mundëson “një proces kompakt, për t’i kthyer shpejt azilkërkuesit, që nuk mund të pranohen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat