Edhe një parti e re shqiptare në Maqedoni, paralajmërohet BKD

Maqedonia

Edhe një parti e re shqiptare në Maqedoni, paralajmërohet BKD

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 12:07

Skenës së stërngarkuar politike shqiptare do ti shtrohet edhe një subjekt i ri politik. Këtë e ka paralajmëruar analisti politik, Arbër Gashi i cili ka theksuar dje se për elektoratin shqiptar të Kosovës dhe Maqedonisë apo siç e shkruan IRJM, po afrohet një ditë e veçantë dhe e rëndësishme.

"E veçantë dhe e rëndësishme, për shkak se dalja në skenën politike të Partisë Balli Kombëtar Demokrat (BKD), në këtë pjesë të Shqipërisë etnike, do të thotë: rimëkëmbje e vlerave dhe kërkesave të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, por edhe votë personale e secilit qytetar që është bashkuar me ne, për vlerat e DEKALOGUT dhe programit tonë politik e ekonomik. Bashkimi i forcave mendore dhe fizike rreth idealit të lartë kombëtar, ribërjen e Shqipërisë etnike si shtet unitar, liberal, demokratik; shtet i cili përkujdeset dhe i siguron qytetarëve të vendit dinjitetin e munguar nacional, duke mos anashkaluar në asnjë moment kujdesin për mirëqenjen ekonomike dhe tregun social", ka shkruar Arbër Gashi, transmeton Ina.

Kjo nismë edhe disa muaj më parë ishte proklamuar në Maqedoni, por ajo kaloi në heshtje. Ndërsa nuk dihet se ky subjekt do të formohet së shpejti edhe në Maqedoni.

"Duke qenë të vetëdijshëm për vështërsitë dhe pengesat që mund të paraqiten ndaj misionit që kemi marrë përsipër, ne si Organizatë e Ballit Kombëtar në Mërgim, do të japim kontributin tonë për mbarëvajtjen e veprimtarisë së subjektit të ri politik, Balli Kombëtar Demokrat, duke premtuar vlera dhe kuador të dëshmuara shqiptare në diasporë", ka shkruar Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat