Lagjet e Tetovës 24 orë pa ujë

Maqedonia

Lagjet e Tetovës 24 orë pa ujë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 10:09

Lagjet më të larta të Tetovës ballafaqohen me ndërprerjen e furnizimit me ujë gjatë tërë natës. Thonë se patjetër duhet të mbushin shishe dhe fuçi me ujë, tek miqtë dhe familjarët e tyre që jetojnë në pjesën e poshtme të Tetovës, ku ujë ka vetëm disa orë gjatë ditës.

“Jetoj në pjesën e epërme të qytetit, s’kemi ujë as gjatë dimrit, por tani gjendja është katastrofale dhe jemi të detyruar çdo ditë të mbushim ujë” thotë një banor i qytetit.

Tetovarët thonë se është e zakonshme të mos kenë ujë në viset më të larta, por tani thuajse gjatë tërë ditës nuk ka ujë edhe në pjesët qendrore të qytetit.

Nga NPJ Tetovë thonë se për shkak të shfrytëzimit racional të ujit, qyteti ballafaqohet me probleme me furnizimin e ujit.

“Uji në Tetovë në këtë periudhë të vitit, kur bën moti nxehtë, përdoret për larjen e rrugëve, për vaditjen e fushave dhe ngjashëm. Këto ditë inspektorët komunal do të dalin në terren dhe do të fillojnë me shqiptimin e gjobave përkatëse për të gjithë qytetarët- thotë Samedin Abedini, udhëheqës i sektorit për ujësjellje dhe kanalizim pranë NPJ Tetovë.

Kursimi momental i burimeve malore, prej ku Tetova furnizohet me ujë të pijshëm është 400 litra ujë në sekondë, që mjafton për nevojat e tetovarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat