Zaev: Në gjykata ndryshime në kuadro duhet të ketë

Maqedonia

Zaev: Në gjykata ndryshime në kuadro duhet të ketë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 08:03

Në një intervistë për Fokus, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev paralajmëroi ndryshime në Këshillin gjyqësor dhe në Gjykatën e lartë. Këto çështje do të diskutohen në grupet e punës si pjesë nga sugjerimet e raportit të Pribe për Maqedoninë.

I pyetur nëse pas kthimit në Parlament do të insistoje për ndryshime në Këshillin gjyqësor ose nëse mendon se vet gjykatësit do të lirohen nga presioni, Zaev për Fokus theksoi:

” Absolutisht po, një pjesë nga pavarësia do të sjell ndryshime personale, një pjesë ndryshime procedurale në pjesën e zgjedhjes.

Por, njerëzit që do të janë bartës të pushtetit në Këshillin gjyqësor, në Gjykatën e lartë, kryetar gjykatash, ata nuk mund të janë zgjidhje e problemit me pavarësinë në gjyqësor.

Ato janë vërtetim i varësisë së gjyqësorit si bartës kryesor të pushtetit. Ndryshime në kuadro duhet të ketë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat