Seancë të katër komisioneve kuvendore

Maqedonia

Seancë të katër komisioneve kuvendore

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 23:01

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme, për punë dhe politikë sociale, për mbrojtje dhe siguri dhe për financim dhe buxhet.

Anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme duhet ta konstatojnë nevojën për miratim të disa propozim-ratifikimeve. Në rend dite janë Propozim-ligjet për ratifikim të marrëveshjes midis qeverive të Maqedonisë dhe Sllovenisë për bashkëpunim policor, Propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes midis Konfederatës zvicerane, e prezantuar nga ana e Zyrës federale për refugjatë.

Në rend dite janë edhe Propozim-ligji për ratifikim të Protokolit plotësues drejt Kartës evropiane për vetëqeverisjes lokale për të drejtën për pjesëmarrje në punët e pushtetit lokal, Propozim-ligjin për ratifikim të Protokolit plotësues 4 të Marrëveshjes për ndryshim dhe bashkëngjitje drejt Marrëveshjes qendrore evropiane për tregti të lirë dhe Propozim-ligjin për ratifikim të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për evitim të tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet e fitimit dhe mbrojtje nga evazioni tatimor.

Komisioni për punë dhe politikë sociale duhet të prononcohet për plotësimin e Ligjit për punësim të personave me invaliditet, me procedurë të shkurtuar dhe për Propozim-ligjin për bazë kombëtare të të dhënave për persona me invaliditet, në lexim të dytë.

Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, me procedurë të shkurtuar janë në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri.
Komisioni për financim sot do ta mbajë vazhdimin e tretë të debatit për amandamentet për ribalancin e Buxhetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat