Të lira 670 vende për studime për gra mbi 30 vjet dhe burra mbi 35 vjet

Maqedonia

Të lira 670 vende për studime për gra mbi 30 vjet dhe burra mbi 35 vjet

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 20:28

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot e publikoi Konkursin 30/35 për regjistrim në fakultete për vitin akademik 2015/2016, dedikuar për gra mbi 30 vjet dhe burra mbi 35 vjet të cilët nuk kanë arsim sipëror ose nuk kanë përfunduar arsimin sipëror.

Janë siguruar gjithsej 670 vende të lira, prej të cilave më shumë në Universitetin Shtetëror – Tetovë (315) në Universitetin “Sh. Cirili dhe Metodi” 230, , Goce Dellçev” në Shtip 80 dhe në “Sh. Klimenti i Ohrit” në Manastir 45. Kandidatët kanë në dispozicion gjithsej 44 programe studimore, në pjesën më të madhe teknike, 16 fakultete prej katër universiteteve. Ata vetë i konfirmojnë kriteret dhe afat për regjistrim.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski tha se kandidatët duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm katërvjeçar dhe janë në marrëdhënie pune me kohë të pacaktuar ose personat e regjistruar si të papunë të cilët paraqiten në Agjencinë për Punësim të paktën pesë vjet. Ata do t’i bashkëfinancojnë studimet me 200 euro në vit. Më shumë informacion janë theksuar në ueb faqen e MASH www.mon.gov.mk.

“Konkursi është hartuar në përputhje me rezultatet nga analiza e hollësishme e nevojave të tregut të punës në vend dhe konfirmimin e profesioneve deficitare ose profesione që janë aktuale ose do të kërkohet në të ardhmen. Projekt 30/35 implementohet tashmë gjashtë vjet ndërsa deri tani mundësinë e kanë shfrytëzuar rreth 1500 persona, “tha Ristovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat