Shpallet Raporti i Stejt Departamentit për Tregti me Njerëz për 2015, përmendet dhe Maqedonia

Maqedonia

Shpallet Raporti i Stejt Departamentit për Tregti me Njerëz për 2015, përmendet dhe Maqedonia

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 20:27

Me shpalljen e Raportit vjetor të Stejt Departamentit për tregti me njerëz, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Maqedoninë për arritjen e sërishme të statusit të nivelit më të lartë “Grupi 1”.

Përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë në luftën kundër këtij krimi të tmerrshëm gjatë vitit të fundit përfshijnë përndjekjen dhe dënimin e zyrtarëve të policisë të përfshirë në tregti me njerëz, inicijativën për të identifikuar fëmijët viktima dhe paraqitja e tyre tek organizatat që sigurojnë ndihmë, si dhe rritjen domethënëse të shumës së shpenzuar për mbrotjen dhe mbështetjen e viktimave. Inkurajojmë Maqedoninë që në vitet në vijim të rrisë përpjekjet kundër kësaj beteje me qëllim që të mbetet lider rajonal në luftën kundër tregtisë me njerëz. Shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë me Maqedoninë në këtë si dhe në fusha të tjera me rëndësi vitale për sundimin e ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat