Banorët e “Lagjes së trimave” ankohen nga krismat në dasma

Maqedonia

Banorët e “Lagjes së trimave” ankohen nga krismat në dasma

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 20:23

ezona e dasmave ka nisur me ardhjen e mërgimtarëve në trojet e tyre. Por përveç sezonës së dasmave është kthyer edhe mentaliteti i të gjuajturit me armë me rastin e këtyre festave.
Edhe pse në “Lagjen e trimave” në Kumanovë me nëntë dhe dhjetë maj të këtij viti kishte luftime, dhe njerëzit janë ende të traumatizuar, mërgimtarët nuk i kanë në konsideratë këto fakte. Ata po vazhdojnë me avazin e vjetër të tyre, si para nëntë dhe dhjetë majit të këtij viti. Restorantet kanë shtuar punën, muzika deri në qiell, ndërsa krismat nuk kanë të ndalur.
Shumë banor të Lagjes së trimave janë drejtuar redaksisë tonë duke u ankuar për këto krisma. Ata thuan se e kanë problem të flenë natën nga krismat, po edhe nga dezinformatat e shumta që po qarkullojnë në media për gjendjen e sigurisë në Kumanovë.
Banorët e kësaj Lagje përjetuan një tmerr të vërtet. Ata duan që të kanë qetësi, rehabilitim dhe përkrahje. Mungesa e mirëkuptimit nga ana e mërgimtarëve, i bën ato që të ndihen të ofenduar dhe nënçmuar.
Sezona e dasmave vjen sivjet dhe për çdo vit, ndërsa tmerri i nëntë dhe dhjetë majit të këtij viti për këto banor do të ngel në kujtesë gjatë tërë jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat