BDI: Hapja e një universiteti të ri shqiptar është ëndërr e çdo shqiptari

Maqedonia

BDI: Hapja e një universiteti të ri shqiptar është ëndërr e çdo shqiptari

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 19:42

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese me shkrim reagoi ndaj shpifjeve rreth idesë së hapjes së një universiteti të ri shqiptar në Shkup të Maqedonisë.
“BDI ka pasur çdoherë nivel të lartë të tolerancës ndaj kritikave të mediave, madje edhe atëherë kur me papërgjegjësinë më të madhe janë lëshuar të pavërteta e sajesa, por nuk ka si të mos reagojë ndaj një keqinterpretimi tendencioz të një nisme me interes kombëtare. “, thuhet ndërmjet tjerash në kumtesë.
Sipas BDI-së, kriteret e vlerësimit të nismave kombëtare nuk duhet të janë hapjet e universiteteve të reja.
“Ne, nuk e dimë se cilat janë kriteret me të cilat vlerësohen nismat kombëtare, por, të sulmosh hapjen e një universiteti të ri, është poshtë çdo vlere kulturore, kombëtare dhe politike. Nëse para 21 vitesh për Universitetin e Tetovës duhej të bini dëshmorë, sot kur Qeveria mendon të inicion hapjen e një universiteti të ri, vdes gazetaria profesionale dhe na paraqitet mbrapsht një ide me përmasa kombëtare. “, theksuan nga BDI.
Ata shtuan se hapja e universitetit të ri në Shkup është ëndërr e secilit shqiptar. Edhe pse ëndërrat mund të mos i kemi të njëjta me të tjerët, por ne kemi ëndërr hapjen e një universiteti të ri shqiptar në Shkup, dhe kjo gjë nuk nënkupton nxitjen e përçarjes me universitetet aktuale.
“Hapja e universitetit të ri në Shkup, në kryeqytetin e rilindësve tanë, është ëndërr e çdo shqiptari. Na vjen shumë keq, megjithëse e mirëkuptojmë se ëndrrat mund mos t'i kemi të njëjta.Theksojmë se nuk guxojmë të nxisim përçarje të universiteteve tona, pasi të ndërtohet një universitet i ri me kuadro shqiptare nga vendi, është pikërisht sukses i universiteteve ekzistuese, USHT dhe UEJL.”, përfunduan nga BDI-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat