MASH e drejtuar nga BDI-ja e ka përkrahur dhe do ta përkrah gjithmonë USHT-në

Maqedonia

MASH e drejtuar nga BDI-ja e ka përkrahur dhe do ta përkrah gjithmonë USHT-në

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 19:37

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një kumtese me shkrim sqaron se ajo trajton në mënyra të barabarta të gjitha Universitetet Publike në vend, dhe sidomos Universitetin Shtetëror të Tetovës e që është projekt kombëtar.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) trajton në mënyrë të barabartë dhe të drejtë të gjitha Universitetet publike në vend dhe respekton çdo vendim të tyre duke konsideruar që autonomia e tyre është e garantuar dhe është baza e zhvillimit të pavarur të tyre. Në këtë frymë ka respektuar dhe ka ndihmuar Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) si i vetmi universitet publik në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë.
MASH dhe Qeveria e RM-së deri më tani kanë investuar në USHT si në objekte infrastrukturore, ashtu edhe në ngritjen e kuadrit me qëllim të vetëm për të ngritur cilësinë në arsim, siç edhe i kemi bërë publike projektet tona. Vetëm në vitin e fundit për nevojat e Fakultetit të Mjekësisë u siguruam hapësira plotësuese, përfunduam me furnizimin me laboratorë dhe literaturë shkencore. U ndërtua salla e sporteve e kompletuar me pajisje sportive. Mbi 150 administrator të angazhuar në këtë universitet do të marrin vendime pune në bazë të Ligjit për transformimin e vendeve të punës, ndërsa është duke u përgatitur edhe projekti për kampusin e Universitetit që do të jetë në Shkup.
Kur behet fjalë për arsimin shqip prej këtij viti për herë të parë financohet edhe UEJL-ja dhe Fakulteti I Shkencave Islame.
MASH do të mirëpres çdo iniciativë për institucione të reja të arsimit të lartë në gjuhën shqipe dhe do të shqyrtojë të njëjtat. Vendimet e MASH-it do te jenë në harmoni me nevojat e shqiptarëve për arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe në veçanti për Shkupin si.
Asnjë iniciativë nuk duhet të kuptohet dhe të vihet në konotacion negativ për USHT-në, sepse ky universitet është dhe do të mbetet projekt kombëtar dhe do të ketë mbështetjen e plotë të MASH-it dhe Qeverisë së RM-së.”, thuhet në kumtesën e MASH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat