VMRO-DPMNE: LSDM-ja po kryen agresion ndaj komunës Qendër

Maqedonia

VMRO-DPMNE: LSDM-ja po kryen agresion ndaj komunës Qendër

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 19:35

VMRO-DPMNE reagoi ndaj pres konferencës së Sasha Bogdanoviqit, ku sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja e ka uzurpuar komunën Qendër.
“VMRO-DPMNE e gjykon agresionin të cilën LSDM-ja po e bën ndaj komunës Qendër përmes uzurpimit të pushtetit lokal. LSDM-ja e kidnapoi Komunën Qendër dhe po e shfrytëzon për qëllime të saja partiake dhe politike. U bë mirë që po qëndrojnë prapa Andrej Zhernovskit me qëllim që opinioni të shoh se çfarë punësh të paligjshme po praktikohen në Qendër midis LSDM-së dhe PLD-së.
Komuna Qendër ka qenë një shembull më i mirë për atë se si LSDM-ja po punon dy vite ku komunën e ka shndërruar në sinonim të papunësisë, mungesës së projekteve, nepotizmit, etj”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat