Pse po heshtë Ali Ahmeti për vrasjen e Komandant Shqiponjës dhe Argëtim Asanit?

Maqedonia

Pse po heshtë Ali Ahmeti për vrasjen e Komandant Shqiponjës dhe Argëtim Asanit?

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 13:55

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti vazhdon të mos deklarohet lidhur me vrasjet në Kumanovë dhe Strugë. Kanë kaluar disa ditë, lideri i partisë Ahmeti nuk ka folur për këto dy ngjarje që ndërlidhen me partinë e tij dhe njerëzit e tij.

Kryetari i kësaj partie duhet të dal të sqarojë edhe shpërthimin e akuzave ndaj zëvendëskryeministrit Musa Xhaferri, nga ana e bashkëpunëtorit të tij Ibrahim Kelmendi.

Por më me rëndësi është qëndrimi për vrasjet e fundit të Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponjës dhe të Argëtim Asanit, por edhe për zhvillimet aktuale në vend, informon INA.

Bujar Osmani, zëdhënësi i BDI-së sot përmes një postimi deklaroi se asnjë vendim apo qëndrim individual i plasuar ditëve të fundit nëpër media të ndryshme nuk reflektojnë vendimet dhe qëndrimet e BDI-së.

Kohëve të fundit disa portale përcjellin qëndrime të BDI-së pa u thirrur në organet zyrtare të partisë.

Andaj rikujtojmë se të gjitha qëndrimet që nuk kanë vulën e Sekretariatit për informim të partisë, nuk janë qëndrime të BDI-së por qëndrime individuale të atyre që i shprehën dhe si të tillë nuk reflektojnë vendimet dhe qëndrimet e partisë apo të kryetarit të partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat