315 vende të lira për studime të personave mbi 30 vjet ka në USHT

Maqedonia

315 vende të lira për studime të personave mbi 30 vjet ka në USHT

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 13:33

Sot është shpallur konkurs për regjistrim nëpër universitete për vitin akademik 2015/2016, për persona të moshës mbi 30 vjetë femra dhe mbi 35 meshkuj. Nëpërmjet programit 30/35 këtë vit janë siguruar 670 vende të lira nëpër drejtimet deficitare.

‘Ky projekt realizohet gjashtë vite me rradhë. Të gjithë të interesuarit të moshsës minim 30 që i përkasin gjinisë femërore, dhe minimum 35 të gjinisë mashkullore, që kanë të kryer më herët arsimin e mesëm që janë të punësuar ose që janë të paraqitur pesë vitete e fundit si të papunë në Entin për punësim, do tu mundësohet të regjistrohen në ciklin e studime me kofinancim vjetor prej 200 eurosh’ tha zv/ministri për arsim Spiro Ristovski.

23 vende të lira janë në Shën Kirili e Metodi në Shkup, 315 vende në USHT, 45 në Kliment Ohridski në Manastir dhe 80 vende të lira në Universitetin e Shtipit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat