Rritet çmimi i druve për ngrohje

Maqedonia

Rritet çmimi i druve për ngrohje

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 11:22

Drutë për ngrohje këtë vit shiten nga 10 euro më shtrenjtë se vitin e kaluar. Pos rritjes së çmimit, problem tjetër paraqet edhe mungesa e druve nëpër depot private. Shitësit e druve në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, për mungesën e druve dhe ngritjen e çmimit fajëson ‘Pyjet e Maqedonisë’

‘Çmimet prej vitit të kaluar kanë ndryshuar edhe atë deri në 10 euro dallimi është. Kërkesa është e madhe nga popullata mirëpo drutë ku i presin atje nuk ka shumë, pak edhe kriza politike ka ndikuar dhe ka ardhur deri në këtë shkallë, punë këtu më shumë është edhe me tenderimet, nuk janë informuar në kohë’, u shpreh një shitës.

‘Mungesa e madhe e druve për dimër, nuk vërehet vetëm në pikat private të shitjes në Tetovë dhe Gostivar. E njëjta gjë vërehet edhe në pikat shtetërore të shitjes, të cilat janë pothuajse të zbrazëta’

Edhe banorët e anketuar nga Alsat M shprehen të revoltuar për rritjen e çmimit të druve për ngrohje.

‘Shtrenjtë janë, 60, 65, 55 sikundër i gjen. S’di si do ia bëjmë sivjet’, tha një banor.

‘Se di, ka luhatje 50,55,60 nuk e di, me ndihmë sociale jam nuk jam i punësuar. Me korrent çka të bëj edhe unë nuk e di’, u shpreh një banor tjetër.

‘I ka ble biri im, po tash çka t`bëjmë si për krejt edhe për ne. Ata e vendosin çmimin ç`mund të bësh’, shton më tej banori i tretë.

Drejtori i ‘Pyjeve të Maqedonisë’ Zharko Karaxhoski, ishte i pakapshëm për të folur mbi mungesën e druve në për depo por edhe shtrenjtimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat