Deputeti Bekim Fazliu bënë "luftë" për buxhetin e shqiptarëve

Maqedonia

Deputeti Bekim Fazliu bënë "luftë" për buxhetin e shqiptarëve

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 11:21

Në Parlamentin e Maqedonisë sot do të vazhdojë debati për rebalancin e buxhetit të shtetit, të propozuar nga Qeveria e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.

Nderkohë ditë më parë debati i nxehtë u zhvillua në komisionin për financa dhe buxhet për rebalansin e buxhetit mes deputetit të PDSH-së Bekim Fazliu dhe Rafiz Halitit nga BDI-ja.

Por debatet po vazhdojnë përmes diskutimeve maratonike që zhvillohen nga deputetët e PDSH-së, si propozues të amendamenteve. Deputetët e PDSH-së akuzuan se Qeveria nuk po pranon asnjë nga amendamentet e tyre që kanë të bëjnë me projekte për përkujdesjen e zonave të banuara me shqiptarë.

“ Asnjë projekt në komunat shqiptare nuk është realizuar në interes të qytetarëve, dhe këtë të gjithë e dijnë, nuk është sekret”, deklaroi deputeti i PDSh-së, Imer Aliu.

Ministri i Financave, Zoran Stavrevski në replikën e tij refuzoi të pranojë amendamentet e PDSH-së për pastrimin e lumit të Gllumovës në komunën e Sarajit, por edhe për pastrimin e liqenit të Treskës. Por ndaj tij reagoi deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, duke theksuar se as që pritet përkrahje nga kjo ministri.

Debati pritet të vazhdojë, pasi që PDSH ka propozuar 219 amendamente dhe se deri tani nuk ka kaluar asnjë prej tyre. Qeveria theksoi se ka vendosur për rebalancin si pasojë e krizës politike dhe se me këtë sigurohen mjete plotësuese për kategoritë sociale dhe investimet kapitale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat