Njëzetë e gjashtë aksidente për tre ditë në Shkup

Maqedonia

Njëzetë e gjashtë aksidente për tre ditë në Shkup

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 10:23

Katërmbëdhjetë persona janë lënduar në 26 aksidente trafiku gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit.

Më 24 korrik policia e trafikut ka kryer ekspertizë në 10 aksidente nga të cilët nëntë janë me pajosja materiale dhe një me pasoja lëndime trupore, me ç’rats më rëndë janë lënduar një shofer i motoçikletës dhe një shofer i biçikletës. Pardje është kryer ekspertizë në gjashtë aksidente, tre me pasojë dëme materiale dhe tre me pasojë lëndime trupore, në të cilët janë lënduar një bahskëudhëtar, një shofer i biçikletës dhe një shofer i mopedit.

Është regjistruar edhe një aksident me pasojë lëndime të rënda trupore e cila ka ndodhur në orën 12:10 në rr.”Jajce”, midis automjetit të udhëtarëve “mercedes” dhe një këmbësori, ndërsa si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori.

Dje është kryer ekspertizë në gjithsej 10 aksidente, tre me pasojë dëme materiale, gjashtë me pasojë lëndime trupore, në të cilët lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë të automjeteve të udhëtarëve, tre këmbësorë, një bashkëudhëtar dhe një shofer i mopedit, si dhe një aksident me pasojë lëndime të rënda trupore, i cili ka ndodhur në orën 16:50 në rr.”Metodija Andonov Çento” në të cilin kanë marrë pjesë tre automjete udhëtarësh, ndërsa si paosjë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka marrë një shofer.

Janë sanksionuar edhe 24 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 18 të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë, 13 të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 20 kanë përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa janë sanksionuar edhe 33 shoferë të mopedëve dhe motoçikletave. Nga ana e atomjetit special “karrotrec” janë larguar 74 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat