Shpenzimet, 30% më të mëdha se sa të ardhurat!

Maqedonia

Shpenzimet, 30% më të mëdha se sa të ardhurat!

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 21:39

Statistikat tregojnë se shporta mujore për një familje kap shifrën e 32.571 denarëve, ndërsa rroga mesatare mujore është në vlerë prej 21.746 denarëve.

Kjo i bie që një familjeje me vetëm një rrogë mesatare do t’i mungojnë 10.825 denarë për t’i mbuluar shpenzimet.

Këtë gjë e konfirmon edhe gjendja në treg. Shitësit ankohen që nuk kanë punë edhe pse çmimet janë të lira, ndërsa blerësit thonë se përkundër çmimeve të lira nuk mjaftojnë paratë për të blerë të gjitha gjërat që ju nevojiten.

“Në krahasim me vjet, sivjet nuk kemi bërë shitje, shumë pak. Çmimet janë të lira, 150 denarë tetë kilogram domate. Pare s’ka, aty është problemi te paratë”- deklaroi një shitës.

“Normal, është shitja siç ka qenë në muajt e tjerë ashtu edhe për Ramazan, çmimet janë të lira”- tha një shitës.

“Nuk kanë para popullata, krizë e madhe. Më shumë shkojnë nëpër markete se sa këtu në pazar”- u shpreh një shitës.

“Çmimet nuk janë aq të larta, të lira janë. Specat janë pak më shtrenjtë, por domatet janë lirë, 15 denarë”- tha një qytetar.

“Çmimet lirë janë, por për ata që kanë para, për ata që s’kanë shtrenjtë janë”- theksoi një qytetar.

Një familje në Maqedoni shpenzon më shumë për ushqim, apo 13.661 denarë, dhe 10.475 denarë për shpenzime shtëpiake, ndërsa më pas vijojnë shpenzimet për higjienë, veshje, kulturë dhe sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat