Familjarët e të vrarëve maqedonas: Zaev ta publikojë “bombën” për “Monstra”

Maqedonia

Familjarët e të vrarëve maqedonas: Zaev ta publikojë “bombën” për “Monstra”

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 21:26

Edhe familjarët maqedonas të pesë të vrarëve në rastin e Smilkovcit kërkojnë që lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev t’i publikojë materialet e përgjimeve që kanë të bëjnë me rastin “Monstra”.

Sipas tyre, Zaev, para dy muajve i kishte premtuar se do të publikojë gjithçka që posedon për rastin e kësaj vrasje, por ai deri tani ka hequr dorë dhe po e shtynë publikimin e tyre.

Sipas televizionit Telma në Shkup, Zaev para një kohe i ka shkruar një sms njërit prej familjarëve të të vrarëve se do të publikojë materialet e përgjimeve apo të ashtuquajturën “bombën” për këtë rast, por më pas i ka thënë se në një takim mes tyre ai do t’ia zbulojë gjithë materialet, për shkak se publikimi i tyre do të ishte shkelje ligjore.

Familjarët maqedonas kanë dyshime të mëdha dhe se ata theksojnë se për çudi edhe një pjesë e aktakuzës është me numra të koduar.

Siç raporton Telma, dhe sipas familjarëve të viktimave të vrara, në materialet e përgjimeve janë 6 numra të telefonave të funksionarëve të BDI-së të lidhur këto biseda me rastin “Monstra”.

Familjarët maqedonas kanë theksuar se nëse Zaev ka hequr dorë nga publikimi i tyre, atëherë gjithë materialet t’ia dorëzojë atyre për të kërkuar ata drejtësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat