Nexhati Jakupi nga politika në sallë operacioni

Maqedonia

Nexhati Jakupi nga politika në sallë operacioni

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:05

Ish deputeti i BDI-së Nexhati Jakupi nga Gostivari ka filluar specializimin në Klinikën Torako-vaskulare në Shkup. Ai ka statusin e specializantit të kirurgjisë.

Nëse respektohen të gjitha normat e specializimit Jakupi kirurg torakal do të bëhet në vitin 2020.

Ai është një ndër politikanët shqiptar në Maqedoni të cilët si duket kanë braktisur aktivitetet politike dhe i janë përkushtuar profesionit për të cilin kanë studiuar. Jakupi ka qenë deputet dhe koordinator i BDI-së në Parlamentin e Maqedonisë.

Jakupi studimet e mjekësisë së përgjithshme i ka mbaruar në Bullgari, ndërsa javëve të fundit ka filluar që të specializojë kirurgjinë torakale në Shkup.

Ndryshe, shumë rrallë ndodh që në Maqedoni politikanët ti kthehen profesionit dhe ti braktisin ujërat e politikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat