FRI - Kumanovë organizoi Mbrëmjen Kuranore me lexues të shquar nga Turqia

Maqedonia

FRI - Kumanovë organizoi Mbrëmjen Kuranore me lexues të shquar nga Turqia

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:03

Edhe sivjet, Forumi Rinor Islam - Dega Kumanovë organizoi Mbrëmjen Kuranore, aktivitet ky që u organizua në kuadër të Netëve të Kulturës Islame, në Kumanovë. Aktiviteti u organizua në shesh të qytetit.
Në fillim të mbrëmjes, fjala iu dha nënkryetarit të përgjithshëm të Forumit Rinor Islam, Hasan Baftijarit.
Poashtu, fjalë përshëndetëse pati edhe nënkryetari i Degës së Kumanovës, Liridon Ismaili, i cili pos që përshëndeti të pranishmit tregoi edhe për vazhdën e aktiviteteve që po realizon FRI-ja në Kumanovë, përgjatë muajit ramazan.
Lexuesit e kësaj mbrëmjeje ishin Mustafa Ozxhan Guneshdodu, Ahmet Tajar dhe Xhihad Kodal, që të tre hafëzllarë të shquar nga Republika e Turqisë.
Kjo mbrëmje bashkëtuboi një numër të madh qytetarësh në shesh të qytetit të Kumanovës, me të cilën mbrëmje edhe përfundoi aktiviteti Netët e Kulturës Islame, në këtë qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat