Donka Markovska duhet të heq dorë nga njëri prej funksioneve

Maqedonia

Donka Markovska duhet të heq dorë nga njëri prej funksioneve

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:01

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit duke vepruar pas lëndëve nga sfera e përplasjes së interesave, konstatoi përplasjen e interesave te personi Donka Markovska për shkak të kulmimit të funksioneve, gjegjësisht personi në fjalë, përskaj funksionit anëtar i Bordit drejtues i Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore, e kryen edhe funksionin anëtar i Bordit Mbikëqyrës Ad Elem Shkup.
Duke vepruar në pajtueshmëri me rregullat nga Ligji për pengimin përplasjes së interesave dhe në drejtim të mënjanimit të gjendjes së konstatuar, Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit në kuptimin e nenit 23 qëndrimi 1 nga Ligji për pengimin e përplasjes së interesave u drejtua personalisht deri te personi i përmendur me kërkesë që në afat prej 15 ditëve në mënyrë vullnetare të heq dorë nga kryerja e njërit prej dy funksioneve të cilat në të njëjtën kohë i kryen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat