Bogov: Tani për tani nuk palnifikohen masa të reja për mbrojtje nga kriza greke

Maqedonia

Bogov: Tani për tani nuk palnifikohen masa të reja për mbrojtje nga kriza greke

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 12:02

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë tani për tani nuk planifikon masa plotësuese për kursim të bankave të Maqedonisë nga kriza greke, deklaroi guvernatori Dimitar Bogov.

“Do ta ndjekim aftësinë pagesore në sektorin bankar grek dhe në mënyrë adekuate do të reagojmë”, citon Bogov në deklaratë për Rojters pas votimit “jo” të referendumit në Greqi. Paraprakisht, Bogov deklaroi edhe se bankat e Maqedonisë nuk kanë nevojë për ndihmë të jashtme që ta parandalojnë ndikimin eventual të krizës në Greqi, por shtoi se qasja deri te instrumentet për rifinancim të Bankës Qendrore Evropiane mund të shërbejë si përkrahje e mirë nëse është e nevojshme.

“Nuk presim që Maqedonisë t’i nevojitet çfarëdo lloj ndihmë e jashtme. Besojmë se sektori bankar vendor është i qëndrueshëm, por gjithmonë është mirë të ketë opsione të hapura. Megjithatë, nuk është e qartë nëse instrumentet e Bankës Qendrore Evropiane do të zbatohen edhe në vendet jashtë BE­së. Nëse zbatohen ajo do të ishte përkrahje e përkryer”, tha Bogov.

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë më 28 qershor shpalli disa masa mbrojtëse me karakter të përkohshëm për shkak të krizës në Greqi. Masat me afat të kohëzgjatjes më së shumti prej gjashtë muajve, kanë të bëjnë me kufizimin e harxhimit të kapitalit nga rezidentët e Republikës së Maqedonisë (personat fizikë dhe juridikë) drejt subjekteve greke ndaj bazës së transakcioneve të kapitalit të sapolidhura, por jo edhe në kufizimin e harxhimit ndaj bazës së pagesave të arritura për transakcionet e kapitalit veçmë të lidhura. Masat ishin ndërmarrë pas vendimit të Bankës Qendrore Evropiane ta bllokojë nivelin e përkrahjes të jashtëzakonshme të likuiditetit duke e pasur parasysh mosvazhdimin e programit të BE­së për përshtatshmëri të Greqisë dhe rrezikun e mosekzekutimit nga ana e Athinës në pagesat e borxhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat