Është djegur pylli në rrugën rajonale Kumanovë­-Sveti Nikollë

Maqedonia

Është djegur pylli në rrugën rajonale Kumanovë­-Sveti Nikollë

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 12:02

Zjarrfikësit nga Kumanova dje pothuajse shtatë orë e kanë lokalizuar zjarrin në pyllin me pemë të ulëta dhe bar në sipërfaqe prej 20 hektarësh në rrugën rajonale Kumanovë­-Sveti Nikollë në afërsi të “Iskrin most” nga ana e djathtë e fshatit Orashac.

Zjarri ishte paraqitur në orën 13:15, ndërsa pesë zjarrfikës me një cisternë kanë arritur ta lokalizojnë në orën 20:10. Arsyeja për zjarrin dhe dëmin material që është shkaktuar ende nuk është e njohur. Komandanti i Njësisë territoriale të zjarrfikësve, Dejan Ilievski, sot deklaroi se bëhet fjalë për intervenimin e nëntë të zjarrfikësve nga fillimi i këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat