Antikorrupsioni do ta hetojë Zaevin!

Maqedonia

Antikorrupsioni do ta hetojë Zaevin!

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 10:47

Komisioni për antikorrupsion do të hetojë nëse lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka marrë mito dhe nëse e ka rritur pronën, kurse këtë nuk e ka paraqitur në Komision, ka njoftuar “24vesti”, duke u thirrur në dokument të Komisionit për antikorrupsion, transmeton “Zhurnal”.

Antikorrupsioni pas informatave të pub likuara nëpër media është duke e hetuar “blerjen dhe mosparaqitjen në Komision të një shtëpie tre katëshe në Nea Mudanja në Greqi” nga ana e Zoran Zaevit dhe anëtarëve të familjes së tij dhe dy raste të “mitmarrjes” nga ana e Zaevit.

Javën e kaluar, kryetari i Komisionit antikoorupsion në konferencën zyrtare për media ka refuzuar të përgjigjet në çështje gazetareske të lidhura me faktin nëse Komisioni ka ngritur procedurë për marrëveshjet korruptive për të cilat mësohet nga “bombat” e opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat