Kriza greke do të ndjehet edhe në Maqedoni

Maqedonia

Kriza greke do të ndjehet edhe në Maqedoni

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 10:46

“Jo-ja” greke për sa i përket masave të kursimit e rritë shqetësimin tek kompanitë në Maqedoni. Ve’ se kanë filluar të ndjehen sinjalet e para më serioze tregtare me fqiun jugor. Vëmendja e opinionit të këtushëm, në veçanti e bashkësisë së biznesit është e drejtuar drejt zhvillimit të ngjarjeve në Bruksel prej ku pritet përgjigje konkrete për situatën e re. Biznesi në kuadër të transkasioneve ditore po zhvillohet normalisht, por ekziston frika e zhvendosjes së krizës edhe në Maqedoni. Ekspertët paralajmërojnë se gjithsesi do të ndjehet kriza edhe në Maqedoni në mënyrë direkte ose indirekte varësisht prej zhvillimeve të mëtutjeshme.

“Ekzistojnë disa kanale të bartjes së krizës greke në Maqedoni, si dhe nga dalja eventuiale nga eurozona e Greqisë dhe vendosjes së parasë nacionale ‘drahma’. Disa prej tyre ndikojnë drejtpërsëdrejti e disa tjera në mënyrë indirekte, nëpërmjet efektit që kriza do ta kishte ndaj ekonomive të vendeve të BE-së dhe ndaj tregjeve ndërkombëtare financiare. Nëse Greqia e rivendos ‘drahmën’ atëherë do të rriten shpenzimet për transaksione ndërmjet kompanive vendase dhe atyre grekem, pasi në vend të marrëdhënies së parashikuar denar-euro, atëherë do të vendoset rreziku devizor në transaksione. Pritet zvogëlim i tregtisë ndërmjet dy vendeve. Pas vendosjes së ‘drahmës’ e njëjta do të kishte vlerë të ulët për shkak të krizës së përgjithshme greke. Do të inicohet edhe devalvimi i saj që të nxitet eksporti dhe të zvogëlohet importi. Kjo do të ndikojë negativisht ndaj eksportuesve të Maqedonisë pasi do të rriten çmimet e produkteve”, tha për DW profesoresha Nikica Mojsoski. Bllazheski, transmeton “Zhurnal”.

Sipas asaj, në Maqedoni do të rritet i ashtuquajturi “turizëm mjekësor”. Pasi çmimet mjekësore në shtetin finjë do të jenë të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat