Zaev frikësohet t’i publikoj dëshmit për rastin “Monstra”!

Maqedonia

Zaev frikësohet t’i publikoj dëshmit për rastin “Monstra”!

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 10:44

Më një sms porosi lideri maqedonas, Zoran Zaev i informon familjarët e rastit “Monstra” se për shkak të ligjit nuk mund të publikoj dëshmit për vrasjen në Liqenin e Smilkovcës.Në këtë porosi tekstuale shkruan.
“Gjatë dy javëve të ardhshme do të publikojm të gjitha matrialet që i kam në dispozicion. Juve do të doja t’ju jap numrat e telefonave të cilat mbahen sekret dhe nuk ju tregojnë në takime të vecanta për shkak se ato janë ttë mbrojtura me masat e posocme hetuese, për atë shkak unë nuk mund t’i publikoj për shkak se me ligj është e ndaluar”
Me këtë sms porosi Zoran Zaev dy muaj më parë u ka premtuar familjarëve maqedonas, por njëkohësisht edhe është tërhequr nga publikimi i bombës për rastin Monstrën.

Porosia është dërguar tek njëri prej prindërve të djemve të vrarë dhe në të fillimisht shkruhet se bomba do të publikohet.
Por, pastaj Zaev paralajmëron një takim të veçantë në të cilën i informon prindërit se do t`i zbuloj numrat e koduar.
Dyshohet se prapa atyre numrave fshihen funksionar të lartë në pushtet, por pasi që janë sekret shtetëror, Zaev në porosinë deri te prindërit theksoi se nëse i publikon do të akuzohet për vepër penale.

Familjarët e afërm kanë dyshime pasi që një pjesë e gjykimit është me numra të shifruar.

Gjatë procesit gjyqësor u publikua se bëhet fjalë për pesë numra telefoni,por Zaev sipas prindërve të djemve në materialet e tij ka gjashtë numra të funksionarëve shqiptar të lidhur me rastin Monstra.

Prindërit e djelmoshave nuk dorëzohen dhe apelojnë që Zaevi edhe pse është tërhequr nga publikimi, t`iu jap materialet në dorë dhe vet ta kërkojnë drejtësinë.

Në takimin e fundit me liderin e opozitës iu është premtuar se bomba do të publikohet dhe iu janë treguar një pjesë nga transkriptet. Pse fëmijët e tyre u vranë para tri vite e gjysëm ende nuk e kanë të qartë, por ato më e kanë humbur besimin në gjykatat.

Për këtë arsye nuk janë paraqitur sot në Gjykatën e Apelit ku duhej që të diskutohej për dënimet e përjetshme e të gjykuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat