Struga dhe Ohri, fluksi i turistëve pritet pas përfundimit të ramazanit

Maqedonia

Struga dhe Ohri, fluksi i turistëve pritet pas përfundimit të ramazanit

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 00:40

Ohri dhe Struga mund ta përdorin krizën greke dhe të tërheqin sa më shumë turistë në llogari të fqinjit të saj jugor. Kështu konsiderojnë autoritetet në fushën e turizmit. Dy rajonet turistike përjetuan këtë fundjavë valën e parë më të madhe të mysafirëve vendas si dhe nga rajoni. Në Ohër mbrëmë u rastin e Natës së Bardhë u hap edhe sezoni turistik me një koncert të disa grupeve të muzikës, ndërkohë që objektet hoteliere punuan pa ndalim dhe me zbritje.
"Ohri filloi të gjallërojë dhe tani ndihet se në Ohër po fillon sezoni turistik. Ndryshimet ndihen me vetë ndryshimet në kushtet atmosferike, por edhe me zhvillimet në vendet fqinje. Tani ka fluks të mirë turistësh", tha Ljupço Cvetanovski, Menaxher hoteli.

"Të gjithë ata që besojnë se Greqia në këtë moment nuk është alternativë e mirë për të kaluar pushimet verore, jam i sigurt se Ohrin do ta zgjedhin dhe nuk do të gabojnë", theksoi Gjoko Apostolov, nga Sektori i turizmit në Komunën e Ohrit.
Ndërkohë, në Strugë thonë se vala më e madhe e turistëve pritet pas muajit të Ramazanit, edhe pse ato plazhe që janë nën koncesion, janë të gatshme për vizitorët e parë.
“Po kalojmë Mirë. Edhe pse nuk ka filluar akoma sezoni, shumë mirë e kaluam pushimin”, tha një turist nga Tetova.
Struganët thonë se avantazhi i tyre në krahasim me Ohrin, janë çmimet më të ulëta të shërbimeve në restorante dhe plazhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat