“Më mirë Cipras se sa Samaras”

Maqedonia

“Më mirë Cipras se sa Samaras”

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 23:51

Ish-kryeministri Vllado Buçkovski thotë se përkeqësimi i situatës në Greqi do të ketë implikime në marrëdhëniet ekonomike në Maqedoni në një shkallë më të madhe.

Në tremujorin e parë të këtij viti kemi eksport nga 55 milion dollarë amerikanë, dhe importe me vlerë nga 150 dollarë. “Stopanska” edhe “Alfa” janë bija të bankave greke. Investimi më i madh në infrastrukturë, autostrada Demir Kapija – Smokvicë, u krye nga një “Aktor” grek, dhe dhjetëra mija maqedonas çdo vit shkojnë në pushim në Greqi. Problemet me Greqinë shtohen. Borxhi është jashtëzakonisht i madh me 339 miliardë euro”, thotë Buçkovski.

Për dallim nga implikimet e marrëdhënieve ekonomike, Buçkovski beson se me marrëdhëniet politike situata është e favorshme.

“Rezultatet e referendumit grek i shtrënguan pozitat e Cipras. Ai tani ka avantazh psikologjik në negociatat e ardhshme me treshin. Nuk besoj se Greqia do të largohet nga eurozona, pasi që ajo do të ishte lëvizje e rrezikshme për djathtakët e Evropës, të cilët e nënvlerësuan Ciprasin. Në aspektin e implikimeve të mundshme politike, pas vizitës së inkurajuar të ministrit së punëve të jashtme të Greqisë, Коxijas, dhe masave të ndërtimit të besimit, rreth dallimeve me emrin tonë kushtetues nuk pres vështirësi serioze. Do të ishte më ndryshe po të kishte votuar Greqia “pro”. Atëherë do të ishte larguar Cipras dhe do të ktheheshte Samaras. Besoj se me Cipras mund të arrihet një zgjidhje kompromise, ndërsa me Samaras ajo u vërtetua se është e pamundur!”, tha Buçkovski.

Por Andonis Samaras nuk është “e kaluara” vetëm për Maqedoninë. Lideri i partisë opozitare Demokracia e Re, pas votës vendimtare “jo” të popullit grek kundër masave evropiane, dje dha dorëheqjen nga partia e tij. Ai i kërkoi kryeministrit Cipras për 48 orë të sjellë marrëveshje për popullin grek me qëllim që të qetësohet shoqëria dhe t’i jepet fund dëmtimit të ekonomisë greke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat