Qeveria do të shpenzojë 10 milionë euro për pastrim dhe mirëmbajtje

Maqedonia

Qeveria do të shpenzojë 10 milionë euro për pastrim dhe mirëmbajtje

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 23:45

Edhe 10 milionë euro të tjera para të popullit do të shpenzohen për pastrim, mirëmbajtje, shërbime daktilografike. Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta publikoi një shpallje të re për këto shërbime, që përfundon më 1 shtator të këtij viti, njofton A1on.

Shuma e vlerësuar e shërbimit është 560.029,552 milionë denarë, apo rreth 9 milionë euro. Kur t’i shtohet shumës përfundimtare edhe TVSH-ja, çmimi arrin në 10 milionë euro.

Në shpalljen thuhet se do të mirëmbahet edhe mbrojtja kundër zjarrit dhe mirëmbajtja e TT-centraleve për organet e Administratës së shtetit.

Marrëveshja do të jetë e vlefshme 3 vjet.

Në vitin 2012 këtë tender e fitoi firma Sekjurikom dhe nga shteti inkasoi 10 milionë euro për 3 vjet.

Portali përkujton se Sekjurikom ka qenë edhe firma e vetme e cila është paraqitur në tenderin e shpallur nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta.

Praktika që një firmë private t’i mirëmbajë organet e /administratës shtetërore nisi të përdoret që në vitin 2006.

Para 9 viteve firma “Sekjurikom multiservis internacional” nga shteti mori 400 pastruese dhe daktilografe me obligimin se s’do t’i nxjerrë nga puna si tepricë teknologjike për periudhë prej 10 viteve, respektivisht deri në vitin 2016.

Intenca kryesore është që këto funksione joesenciale të hiqen nga grafa e rrogave nga buxheti, edhe pse ato tashmë dhjetë vjet janë barrë e buxhetit, por në formën e shërbimit.

Revizori shtetëror në raportin për Efikasitetin dhe efektiviteti i sistemit të menaxhimit dhe kontrollit financiar të revizionit të brendshëm te Shërbimet për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta ka evidentuar se ekziston rrezik që të tejkalohet çmimi i marrëveshjes së lidhur para tre viteve me firmën Sekjurikom që e fitoi tenderin në vitin 2012 për 10 milionë euro.

Ndaj kësaj kanë reaguar nga shërbimi dhe më 15 shkurt të këtij viti janë përgjigjur se po ndërmerren masa për minimizimin e rrezikut nga tejkalimi i vlerës së kontratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat