Kallëzim penal për një person pasi dyshohet për vjedhje të një shtetasi sirian

Maqedonia

Kallëzim penal për një person pasi dyshohet për vjedhje të një shtetasi sirian

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 22:05

Zyrja e jashtme për punë kriminalistike­Gjevgjeli deri te Prokuroria themelore publike­ Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal kundër S.K. (44) nga Konçe të dyshuar se ka kryer vepër penale “vjedhje të rëndë”.

MPB sot kumtoi se i denoncuari në ditën 04.07.2015 në periudhë prej orës 13 deri në 14 duke e shfrytëzuar mungesën e në shtetasi sirian, para një numri të madh të dëshmitarëve okularë në vend publik ka marrë dy çanta shpine të zinj, pronë e të dëmtuarit dhe shokut të tij, të cilët janë lënë në lokomotivë përballë stacionit hekurudhor. Pas kryerjes së veprës, sqarohet në kumtesë, i denoncuari i ka dërguar në shtëpinë e tij në Gjevgjeli.

Njëherit, shtetasi sirian kur ka arritur në stacionin e policisë në stacionin hekurudhor në gjevghjeli në ora 13 ka pritur në radhë për marrje të vërtetimit me qëllim për kërkim të azilit në polici, i ka lënë dy çantat e shpinës tek familja nga Siria, të cilët kanë qenë të akomoduar në parkun përballë stacionit hekurudhor, me qëllim që tua ruajnë. Pasi që janë kthyer pas një ore tek çantat kanë mësuar se familja nga Siria çantat e tyre ua ka lënë në park dhe kanë ikur. Pastaj kanë takuar disa dlshmitarë okularë dhe kanë përshkruar të dyshaurin, e kanë denoncuar rastin, dhe së bashku me përfaqësuesit e UNHCR­së janë nisur drejt shtëpisë së tij”, qëndron në kumtesën e MPB­së.

Pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve i denoncuari është privuar nga liria dhe çantat e shpinës dhe mjeteparatë, që kanë qenë në ti janë gjetur dhe kthyer tek i dëmtuari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat