Patishka-Rekë, banorët në protestë për të mbrojtur një rrugën

Maqedonia

Patishka-Rekë, banorët në protestë për të mbrojtur një rrugën

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 20:22

Banorët e fshatit Patishka-Rekës të Komunës së Sopishtës denoncojnë padrejtësi dhe kërcënime nga institucionet komunale dhe policia. Bëhet fjalë për këtë rrugë, të cilët banorët e kanë hapur vetë dhe e mirëmbajnë bashkërisht, ndërkaq Ndërmarrja Publike për pylltari “Jasen” e shfrytëzon atë duke transportuar lëndë drusore, gjë që shkatërron infrastrukturën e fshatit, e posaçërisht këtë rrugë të ndërtuar me vetiniciativën e banorëve. Ata janë organizuar disa herë për të bllokuar qarkullimin e mjeteve të rënda të ndërmarrjes “Jasen” por, kompania me ndihmën e policisë, gjithnjë ia del kundrejt banorëve. Banorët thonë se nuk do ta tolerojnë më një gjë të tillë.

“Që nga viti 2005, prej këtu e më lartë, ai e ka të ndaluar. Dy vitet e fundit vetëm me forca policore kalon këndej. Ne kemi pasur maltretime këtu, na kanë fyer e na kanë rrahur për këtë rrugë. Tani përsëri me forcë duan të hyjnë, ne nuk dimë më kujt t’i drejtohemi, nuk kemi mbrojtje nga askush. Vetëm për një kompani. Policisë i kemi thënë: Ju nuk po e mbroni popullin por një kompani. Si ka mundësi që të shkelet një popull që një kompani të bart dru. Banorët e fshatit nga ajo firmë janë larguar prej këtu, të gjithë jemi të shkelur që 2005 prej kësaj kompanie”, tha Ramadan Adili, Kryetar i Bashkësisë Lokale.

“Prej këtu e më lart nuk do t’i lëmë të kalojnë. Malin nuk ua ndalim, mund të presin sa të duan, po të duan edhe për një ditë ta presin, mirëpo le të gjejnë rrugë në mal. Këtë rrugë që e kemi hapur me kontributin tonë, e ndërtojmë çdo pranverë dhe çdo verë i japim nga 2000 euro. Erdhën policia, na kërcënuan se do të na dënojnë”, u shpreh njw banorë.

“Për një kompani të “Jasenit”, nuk munden ta shkatërrojnë të gjithë fshatin. Njëjtë sikur në Tetovë po na e bëjnë, për një Jugohrom po helmohet e gjithë Tetova. Njëjtë edhe në Patishka-Rekë, për një Jasen nuk munden ta shkatërrojnë të gjithë fshatin. Asnjëri nuk guxon dhe nuk mundet të kalojë këtu. Ky është vendi ynë, për vete e kemi lëshuar, nuk e kemi lëshuar për ata. Nuk jemi kundër, le të bart drunjtë sa të dojë, mirëpo të ndërtojë rrugë nëpër mal, jo nëpër fshat. Deri tek xhamia nuk e ndalim, deri aty ku është rrugë e shtetit, mirëpo këtu është e jona. Secilin vit nga 2000 euro i harxhojmë për zall për ta riparuar”, tha një tjetër banor i Patishka Rekes.

Banorët shtuan se edhe shtëpitë dhe xhamia që është në afërsi të rrugës, kanë plasaritje nëpër mure dhe themele, si pasojë e mjeteve të rënda që kalojnë këtu. Ata kërkojnë që ndërmarrja “Jasen” të ndalojë së qarkulluari dru në atë rrugë, përndryshe paralajmëruan radikalizmin e protestës. Ky fshat numëron rreth 600 banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat