Pas 14 muajve u aktivizua Komisioni për mbikëqyrjen e DSK-së

Maqedonia

Pas 14 muajve u aktivizua Komisioni për mbikëqyrjen e DSK-së

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:46

Pa kryetar të opozitës po me Pavle Sazdov si kryesues i përkohshëm nga partia VMRO-DPMNE që është zgjedhur në Amerikë, me deputeten e pavarur nga opozita Solza Grceva dhe Talat Xhaferi nga BDI-ja pas 14 muajve pauzë nisi seanca e parë e komisionit parlamentar për mbikëqyrje të përgjimeve.

Përfaqësuesi i PDSH-së nuk erdhi, LSDM-ja është jashtë Parlamentit dhe kjo gjë sipas Grceva është edhe tema kryesore për të cilën duhet diskutuar pasi që opozita duhet ta kontrolloj procesin e përgjimeve në momentin e rënd politik.

“Shumica e opozitës duhet që të vendos në këtë komision dhe këtë gjë nuk e kemi.

Çfarë mbikëqyrje do të kryej pushteti mbi institucionet të cilat i ka okupuar dhe mbi të cilat në mënyrë evidente theksohet në raportin e Pribe se institucionet janë nën kontrollin e pushteti. Si do ta bëjë këtë gjë tani.

Bëhet fjalë për vullnet politik. Ne duam që të kryejmë kontroll mbi një segment tejet të rëndësishëm i cili tash për tash po e dridh shtetin.

Kjo është si një lojë futbolli pa asnjë ekip. Dhe ne tani do të japim gola njëri tjetrit dhe do të ekzistoj ndonjë gjykatës që do të thotë është e mirë kjo penallti”, theksoi Solza Grceva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat