Murseli: Po vendosim standarde në informim, profesionalizmi të triumfojë!

Maqedonia

Murseli: Po vendosim standarde në informim, profesionalizmi të triumfojë!

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:37

Udhëheqësi i zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Lëvizjen për Reforma-PDSH, Faton Murseli, përmes një postimi në rrjetin social, ka falënderuar gjithë mediumet për mbështetjen profesionale, dhe gjithashtu ka ftuar gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e ekipit të informimit të Lëvizjes për Reforma – PDSH. Njëkohësisht ka ftuar, të gjithë individët që menaxhojnë faqet në rrjetet sociale, portalet, dhe gjithë të tjerët të kontribuojnë në një informim sa më profesional, duke gjetur mes opozitës pikat që bashkojnë.

Ndryshe, Lëvizja për Reforma-PDSH tashmë ka faqen zyrtare reformapdsh.com, ku po plotësohen të gjitha të dhënat rreth partisë dhe udhëheqësve që përfaqësojnë në nivelet lokale dhe qendrore me mundësi komunikimi dhe njohje me të gjithë ata. Një dimension i ri multimedial është në zhvillim si dhe konferencat e shtypit përmbajtjesore ciklike, praktikë e informimit bashkëkohor.

"Personalisht, falënderoj të gjithë gazetarët, përfaqësuesit e mediave, televizionet nacionale dhe lokale për punën e palodhshme, portalet (dritaret e realitetit) për koloritin e informacionit që na plasojnë. Falënderoj posaçërisht ekipin e informimit të Lëvizjes për Reforma-PDSH, djemtë dhe vajzat që nuk duan të dinë kur është ditë e kur është natë, të etur për të derdhur profesionalizmin e tyre, në mënyrë vullnetare për ëndrrën e përbashkët që shqiptarët të jenë më mirë. Kemi vendosur tashmë standarde në informim.

E dyta, dikur na i mbyllnin dyert, tani me kompetencë (si udhëheqës informimi) ftoj publikisht gjithë të rinjtë e të rejat, profesionistët me përvojë, çdokënd që ka kapacitetin e nevojshëm profesional apo dëshiron ta fitojë atë, të jenë pjesë e ekipit të madh të Marrëdhënieve me Publikun në Lëvizjen për Reforma-PDSH. Unë sot jam këtu, por nesër më profesionisti/ja do më zëvendësojë. Profesioni ka qenë dhe mbetet dëshira dhe ëndrra ime, ejani të mbushim me profesionalizëm edhe partitë tona. Jam etiketuar nganjëherë, por e kuptoj që pa sakrificë nuk arrihet qëllimi. Jam i gatshëm për sakrificë. Falënderoj edhe kritikuesit, ofenduesit por i lus të kuptojnë se jemi në Epoken Tjeter. Ju falënderoj përzemërsisht dashamirësve në këtë betejë shoqërore shqiptare, që për mendimin tim është historike.

E treta, ftoj përfaqësuesit e rrjeteve sociale të Lëvizjes, gjithë të tjerët, individët, qytetarët, portalet, Lëvizjet opozitare të mirëfillta, ish-politikanët shqiptar, analistë, aktorë të jetës publike, të bashkohen për ëndrrën tonë për bashkimin dhe bashkëpunimin e mirëfillte opozitar. Te gjithë te kontribuojmë në këtë drejtim. Ti gjejmë pikat e përbashkëta dhe jo pikat që na ndajnë. Ju falënderoj të gjithëve. Ka edhe shumë punë, ka edhe shumë angazhim që do vazhdojmë ta bëjmë së bashku", thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat