Maqedonia nuk mundet pafundësisht të mbahet në rrugën euroatlantike

Maqedonia

Maqedonia nuk mundet pafundësisht të mbahet në rrugën euroatlantike

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 17:24

Kroacia në tërësi e mbështet Maqedoninë në rrugën euroatlantike. Jemi koshientë për problemin me Greqinë, ky është problem dypalësh, por qëndrimi jonë është se për shkak të tij, Maqedonia nuk mundet pafundësisht të mbahet në këtë rrugë, se duhet të valorizohet gjithçka që bën Maqedonia, theksoi presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq në konferencën e sotme për shtyp pas takimit me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Zagreb.

Theksoi se Evropa Juglindore mbetet punë e jashtme dhe BE-së dhe NATO-s sepse, siç shtoi,kjo hapësirë natyrisht i takon integrimeve euroatlantike.

"Ne nga Kroacia e mbështesim anëtarësimin e fqinjëve tanë në BE dhe NATO për shkak se ky është parakusht për paqe të përhershme, stabilitet dhe prosperitet në hapësirën e Evropës Juglindore dhe në këtë mënyrë duhet të ndërrohet imazhi në botë dhe ky të bëhet hapësirë në të cilin do të investohet dhe i cili ekonomikisht do të shënojë progres", shtoi ai.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov shtoi se është me rëndësi të madhe gjithë ndihma dhe mbështetja që e kemi marrë nga Kroacia në integrimet tona euroatlantike.

"E kemi hapur çështjen për anëtarësim në NATO, si Maqedonia ta marrë atë që e meriton që të bëhet anëtare e NATO-s, sepse bllokadat të cilat deri më tani i kemi pasur tregojnë në frustrim të madhe të popullatës në Maqedoni. Pritjet që i kemi pasur me anëtarësimin janë të shkëlqyeshme dhe me vite jemi në pritje të NATO-s dhe BE-së. Presim mbështetje nga Kroacia, që Maqedonia të marrë ato që e meriton", tha presidenti i Maqedonisë.

Në lidhje me kontestin maqedono-grek për emrin, presidentja kroate tha se BE-ja nuk dëshiron të importojë probleme të reja dhe dëshiron që çështjet e hapura të zgjidhen para inkuadrimit të shteteve-kandidate në BE dhe NATO.

"Ne nga ana jonë do të mbështesim çfarëdo qoftë iniciative, e cila do të çojë deri në drejt zgjidhjes për shkak se lodhja që është paraqitur në Maqedoni paraqitet gjithkund në Evropën Juglindore. Ne dëshirojmë që kjo të zgjidhet. E inkurajoj Greqinë që t'i bëjë të gjitha orvatjet në këtë moment, që të tejkalohet problemi dhe të gjendet zgjidhje", deklaroi Grabar-Kitaroviq.

Evropës, tha ajo i nevojitet përforcim i ri dhe për këtë nevojitet që të mos bllokohet perspektiva evropiane e vendeve të EJL-së./Mia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat