Menduh Thaçi në panikë të madhe nga Ziadin Sela

Maqedonia

Menduh Thaçi në panikë të madhe nga Ziadin Sela

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 17:20

Blloku politik shqiptar në Maqedoni po tronditet nga reagimet e papritura të liderit të PDSH-së Menduh Thaçi. Me këtë dëshmohet se kreu i kësaj partie dëshiron të përçajë bllokun politik opozitar shqiptar.

Ai për herë të parë publikisht iu ka ururar suksese partive opozitare si RDK dhe BESA duke mos përmendur fare në këtë “urim” edhe Lëvizjen për Reforma në PDSH të Ziadin Selës. Kjo le të kuptojë se Thaçi kësaj radhe nuk ka qenë aspak i sinqertë por se urimi i tij ka shumë prapavija politike.

Jozyrtarisht Zhurnal mëson se mbledhja rekorde e nënshkrimeve për vetëm disa orë të Lëvizjes për Reforma ka shkaktuar panikë të madhe në radhët e PDSH-së sidomos tek lideri i saj Menduh Thaçi.

Frika e madhe e liderit të opozitës shqiptare ka bërë që ai të dalë me një deklaratë publike që ti afrojë partitë e vogla shqiptare afër PDSH-së, madje duke bërë edhe takime sekrete.

Jozyrtarisht 50 për qind e trupit elektoral të PDSH-së ka kaluar tek Lëvizja e Ziadin Selës dhe kjo ka shkaktuar kokëdhembje të madhe tek Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Numri një i PDSH-së është i vetëdijshëm se suksesi i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Lëvizjes BESA dhe RDK-së mund të jetë goditje fatale për PDSH-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me çka Thaçi përfundimisht pensionohet nga politika ose shpëtimin e vetëm mund ta gjejë në përçarjen e partive të sipërpërmendura dhe eventualisht ndihmës që mund ti ofrojë VMRO-ja në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Ndryshe, panika e Thaçit nuk përfundon këtu. Ai pos frikës nga Lëvizja e Selës rrezikun më të madh e sheh në bashkimin e këtyre tre subjekteve që nënkupon edhe “de fakto” shkuarjen e PDSH-së në histori.

Jozyrtarisht mësohet se Thaçi realizon takime të fshehta çdo javë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskin me të vetmin qëllim për ti mbrojtur bizneset e veta, ndërsa nga ana tjetër para simpatizantëve të vet flet se e mbron flamurin dhe gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat