Medarski: Nuk janë plotësuar kushtet për ta paraburgosur Zaevin

Maqedonia

Medarski: Nuk janë plotësuar kushtet për ta paraburgosur Zaevin

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 14:01

Gjykata me automatizëm nuk përcakton masën e paraburgimit, por fillimisht duhet të vlerësoj nëse janë plotësuar kushtet për sigurimin në rastin konkret, theksoi Filip Medarski, avokat i Zoran Zaevit.
Ai sqaroi se lideri i LSDM-së sot nuk do të paraqitet në Gjykatën e Strumicës, ashtu edhe si paralajmëroi.
“Gjykata në Strumicë duhet ta njoftoj gjykatën në Shkup, që më andej të vendoset për masë të re. Por, të përcaktohet masë paraburgimi, gjykata fillimisht duhet të vlerësoj nëse janë plotësuar parakushtet elementare nga Ligji për procedurë penale.
Nuk mund që të paraburgoset Zaev nëse gjykata nuk vlerëson se ekziston rrezik që i njëjti të fshihet ose të ikë. Zaev theksoi se do të jetë dhe realisht mendojmë se një rrezik i tillë nuk ekziston”, theksoi Medarski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat