Lidhja e luftëtarëve të Maqedonisë përkrah opozitën në bisedime

Maqedonia

Lidhja e luftëtarëve të Maqedonisë përkrah opozitën në bisedime

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 13:58

Lidhja e luftëtarëve të Maqedonisë kërkon që menjëherë të ndërpriten propagandat kundër opozitës maqedonase, transmeton zhurnal.mk
“Ne, anëtarët e Lidhjes së luftëtarëve të Maqedonisë dhe qytetar të këtij vendi,vazhdues të traditave luftarake, duke i përcjell nga Klubi i luftëtarëve në Shkup bisedime për dalje nga kriza politike, i japim përkrahje elitave politike në gjetjen e një zgjidhje të suksesshme.
Njëkohësisht shprehim shpresë të madhe se shpejtë do të tejkalohen mos kuptimet dhe mos pajtimet.
Ne i japim përkrahje të fuqishme përcaktimit të formatit efikas për Qeverinë e cila do t`i organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, gjatë së cilës kryeministri aktual të jap dorëheqje më së voni gjashtë muaj para zgjedhjeve. Për këtë qëllim, sugjerojmë që menjëherë të ndalojnë propagandat kundër opozitës”, thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e kësaj Lidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat