RDK mbajti mbledhje të Kryesisë Qëndrore

Maqedonia

RDK mbajti mbledhje të Kryesisë Qëndrore

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 13:51

Rilindja Demokratike Kombëtare mbajti mbledhje të rregullt të Kryesisë Qëndrore ku u diskutua rreth shumë pikave të rendit të ditës që kryesisht kanë të bëjnë me aktualitetin politik në përgjithësi. Në lidhje me situatën politike të krijuar në vend, antarët e Kryesisë Qëndrore theksuan se stërzgjatja e gjetjes së një zgjidhje për krizën politike nuk është asgjë tjetër përpos një teatër dhe lojë e aktorëve politik, por me pasoja të rënda për popullatën dhe vendin në përgjithësi.
Në këtë mbledhje të Kryesisë Qëndrore, u formua edhe një komision prej pesë antarësh që do të merren me hartimin e një platforme gjithpërfshirrëse të përbashkët, që u fillua me Lëvizjen për Reforma në PDSH, dhe më pas e njëjta platformë do të jetë e hapur për t’u nënshkruar dhe ti bashkangjiten në mënyrë të barabartë të gjith subjektet politike dhe organizimet e ndryshme shoqërore që do të identifikohen natyrshëm me këtë platformë. Komisioni përbëhet prej antarëve të Kryesisë Qëndrore të udhëhequr nga Fadil Zendeli, Artan Dika, Ardian Demiri, Binas Pajaziti dhe Adil Xhambazi.

Kryesia Qëndrore e RDK-së solli edhe një konkluzë rreth veprimit të mëtutjeshëm të RDK-së, ku kërkohet bashkëpunim të të gjithë forcave politike dhe jopolitike, organizatave të ndryshme joqeveritare, dhe shumë organizimeve të ndryshme shoqërore, në luftimin e kësaj të keqe të madhe që i shkaktohet popullatës në përgjithësi nga këta aktorë politik që për një dekadë të plotë që kanë shkatërruar çdo perspektivë për jetesë në këtë vend. Për këtë arsye, kërkohet mobilizim gjithpërfshirrës në eliminimin e kësaj të keqe të madhe që ka ngulfatur popullatën dhe vendin në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat