Bogov: Nuk ka nevojë për ndihmë të jashtme për shkak të krizës greke

Maqedonia

Bogov: Nuk ka nevojë për ndihmë të jashtme për shkak të krizës greke

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 21:50

Bankat e Maqedonisë nuk kanë nevojë për ndihmë të jashtme që ta parandalojnë ndikimin eventual të krizës në Greqi, por qasja deri te instrumentet për rifinancim të Bankës qendrore evropiane mund të shërbejë si përkrahje e mirë nëse nevojitet, konsideron guvernatori i Bankës popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov.

“Nuk presim që Maqedonisë t’i nevojitet çfarëdo ndihmë nga jashtë. Besojmë se sektori bankar vendor është i qëndrueshëm, por gjtihmonë është mirë të ketë opsione të hapura”, thotë Bogov në deklaratë për Rojters.

Por, thotë guvernatori i BPRM-së, nuk është e qartë nëse instrumentet e Bankës qendrore evropiane do të zbatohen edhe në vendet jashtë BE-së.

“Nëse zbatohen, kjo do të ishte përkrahje e përkryer”, konsideron Bogov.

Banka qendrore evropiane paralajmëroi se do t’i përforcojë kapacitetet dhe mundësitë për përkrahje financiare në Bullgari, me çka mund t’ju ndihmojë edhe vendeve tjera në rajon të parandalohet derdhja e mjeteve financiare nga kriza e Greqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat